Vodhi një shumë parash, vihet në pranga 36-vjeçari! Pamjet filmike zbuluan të vërtetën
20/05/2024 13:36
Një 36-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi vodhi një shumë parash dhe sende personale në një mjet të parkuar në zonën e Lungomares.
Autori me inciale A. Ç. rezulton me precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim. Policia sekuestroi paratë parash dhe sendet e vjedhura nga ky shtetas.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 36-vjeçarit, një shumë parash euro dhe lekë, dokumentet dhe sendet e tjera të vjedhura nga automjeti i shqiptarit të Kosovës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel