Marrëveshja SHBA-Iran, Netanyahu në presion politik/ Armëpushimi i Trump trondit strategjinë e kryeministrit izraelit
Një bombardues strategjik B-52 Stratofortress është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga Baza Ajrore Edwards, në verilindje të Los Anxhelosit, duke shkaktuar vdekjen e tetë anëtarëve të ekuipazhit.
Sipas informacioneve paraprake, avioni po kryente një fluturim rutinë testimi kur humbi lartësinë dhe u rrëzua menjëherë pas nisjes. Autoritetet amerikane e kanë cilësuar ngjarjen si një aksident tragjik, ndërsa operacioni në zonë është kthyer tashmë në një mision rikuperimi.
“Ishte një aksident tragjik pa asnjë mundësi mbijetese”, deklaroi koloneli James Hayes gjatë një konference për shtyp.
U.S. Air Force Boeing B-52H Stratofortress strategic bomber crashed at the Edwards Air Force Base in California shortly after take-off.
The crash occured at approx. 11:20am local on Monday.
"Emergency crews immediately responded to the scene and the situation is ongoing. More… pic.twitter.com/u4IRGGjlV2
— Status-6 (War & Military News) (@Archer83Able) June 15, 2026
Menjëherë pas incidentit, autoritetet amerikane nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit. Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi misionin që po kryente bombarduesi apo rrethanat e sakta që çuan në aksident.
Administrata e Bazës Ajrore Edwards nuk ka dhënë informacione shtesë, ndërsa ekspertët po analizojnë gjendjen teknike të avionit dhe të dhënat e regjistruara gjatë fluturimit.
BREAKING:
A B-52 Stratofortress has crashed in California.
It’s the first time a B-52 crashes since the 2008 Guam crash pic.twitter.com/Z07Yeqqxwa
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 15, 2026
B-52 Stratofortress konsiderohet një nga avionët më ikonikë të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Edhe pse është projektuar dekada më parë, ai vazhdon të mbetet pjesë e flotës aktive amerikane dhe luan një rol të rëndësishëm në strategjinë e parandalimit ushtarak.
Bombarduesi ka marrë pjesë në operacione të shumta ushtarake që nga periudha e Luftës së Ftohtë e deri në ditët e sotme, duke u konsideruar një nga avionët më jetëgjatë në historinë e aviacionit ushtarak amerikan.
Autoritetet pritet të publikojnë më shumë informacione në orët dhe ditët në vijim, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.
Top Channel