E rëndë! Emigrantët përdhunojnë adoleshenten në Belgjikë dhe publikojnë pamjet në rrjet (fotot)

09/05/2024 18:06
Vendi i krimit

Raportimet trazuese për përdhunimin në grup të një vajze 14-vjeçare në Belgjikë nga një grup emigrantësh të rinj afrikanë, ka shkaktuar zemerim të gjerë dhe një ndjesi armiqësie në vend ndaj të huajve dhe politikave qeveritare të mbrojtjes së tyre.

Ky është përdhunimi i dytë në grup që raportohet brenda disa javëve në qytetin flemeng të Kortrijk.

10 emigrantë minorenë akuzohen se kanë përdhunuar vajzën e shkollës 14-vjeçare dhe kanë filmuar sulmin me celularët e tyre, për të shpërndarë më pas imazhet në platformës  Snapchat.

Sulmi i përmendur vetëm dje në mediat belge besohet se ka ndodhur muajin që shkoi, kur një nga emigrantët kishte joshur të renë në një zonë parku me bimësi, ku u abuzua nga disa prej pjesëmarrësve në sulm.

Gjashtë nga të akuzuarit me origjine kryesisht somaleze janë arrestuar në një institucion për të mitur , katër janë vendosur në arrest shtëpie dhe tre janë liruar me kusht.

Avokatja shtetërore që ishte caktuar të mbronte një prej të akuzuarve shprehu tmerrin ndaj rrethanave të krimit, duke thënë se nuk kishte trajtuar diçka të kësaj natyre më parë.

“Këto janë fakte të tmerrshme. Si ka mundësi që këta të mitur kanë humbur sensin e normave? Si mund ta zgjidhim ne këtë? Kjo është një cështje e të gjithë shoqërisë. Nuk kisha parë diçka të tillë në karrierën time 15-vjeçare”, tha avokatja vendase Kelly Decaluwé.

FOTO GALERI
1/3
Ky është përdhunimi i dytë në grup që raportohet brenda disa javëve në qytetin flemeng të Kortrijk.

Top Channel