Zhdukja e helikopterit të presidentit Reisi, reagon Udhëheqësi Suprem i Iranit: Populli të mos shqetësohet, s’duhet të ndërpriten punët e vendit

19/05/2024 19:51
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei në një takim publik që pati shprehu shqetësimin për zhdukjen e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti Iranian Ebrahim Reisi.

Ai tha se të gjithë qytetarët iranianë duhet të jenë të qetë dhe të mos shqetësohen në mënyrë që puna e institucioneve shtetërore të mos ndalojë.

“Shpresojmë që Zoti ta kthejë presidentin e nderuar dhe shokët e tij në krahët e kombit – tha ai – Të gjithë duhet të luten për shëndetin e këtij grupi punonjësish publikë. Kombi iranian nuk duhet të shqetësohet, nuk do të ketë ndërprerje në punët e vendit”- u shpreh Khamenei.

Për të bërë të mundur gjetjen e helikopterit të zhdukur me të cilin udhëtonte presidenti iranian, janë angazhuar dhjetëra ekipe shpëtimi.

Top Channel