Arma e gjahut që po pastronte dyshohet se iu shkrep aksidentalisht, ndërron jetë 45 vjeçari në Maliq (EMRI)

19/05/2024 20:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zëmblak të Maliqit rreth orës 20:00 ku 45 vjeçari Taulant Myftarlli ka humbur jetën teksa pastronte armën e gjahut tip “çifte”.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën”- njofton policia.

Dyshohet që arma të jetë shkrepur aksidentalisht teksa 45 vjeçari e pastronte.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel