Gjuetari sulmohet nga një ari, përfundon me kocka të thyera dhe plagë të rënda

20/05/2024 09:39

Një burrë 36-vjeçar u transportua me helikopter në një spital pasi pësoi lëndime të shumta në një sulm me një ari në British Columbia, Kanada, thanë autoritetet.

Sulmi ndodhi në një shpat mali të pjerrët të enjten pasdite në jug të Elkford, British Columbia, i cili është në vargmalin Rocky Mountain, sipas Policisë Mbretërore Kanadeze të Montuar.

36-vjeçari dhe babai i tij kishin dalë në gjueti me qen kur një ari i sulmoi papritur, tha policia në një njoftim për shtyp të premten.

Gjuetari pësoi “lëndime të rënda”, sipas Shërbimit të Oficerëve të Konservimit të Kolumbisë Britanike. Lëndimet e tij përfshinin kocka të thyera dhe plagë.

36-vjeçari ka mundur të mbrohet me armën e zjarrit dhe ariu ka ikur me vrap ndërsa babai ka kërkuar ndihmë. Ai u transportua në spital me helikopter dhe tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Oficerët më pas kërkuan për ariun e plagosur dhe pak pas orës 21:00 e gjetën të ngordhur pranë vendit ku ndodhi sulmi.

 

Top Channel