Dhunoi këngëtaren në publik/ Pendohet reperi i njohur: Marr përgjegjësinë, sjellje e pafalshme

19/05/2024 22:07

Sean “Diddy” Combs ka kërkuar falje për sjelljen e tij “të pafalshme” pasi u bënë publike pamjet ku sulmoi këngëtaren Casandra “Cassie” Ventura.

Ylli i repit tha se mori përgjegjësinë e plotë për veprimet e tij në klip. Combs shkelmoi dhe shtyri ish të dashurën e tij në korridorin e një hoteli.

“Isha i neveritur kur e bëra. Jam i neveritur tani. Shkova dhe kërkova ndihmë profesionale. Shkova në terapi, në rehabilitim. Më duhej t’i kërkoja Zotit mëshirën dhe hirin e tij. Më vjen shumë keq”, tha ai në deklaratën e tij. Ai shtoi se ishte “i përkushtuar për të qenë një njeri më i mirë çdo ditë”.

Sipas CNN, videoja e shpërndarë u filmua në hotelin tashmë të mbyllur në Los Angeles.

Pamjet duket se tregojnë një burrë duke e hedhur Ventura në dysheme dhe duke e shkelmuar atë ndërsa ajo është në tokë. Ai më vonë tentoi ta tërhiqte zvarrë nga këmisha dhe t’i hedhë një objekt.

“Videoja tronditëse vetëm sa ka konfirmuar më tej sjelljen shqetësuese dhe grabitqare të zotit Combs”, tha një avokat i zonjës Ventura.

Zyra e Prokurorit të Rrethit të Los Anxhelosit tha tse sulmi i supozuar i kapur në video mund të jetë shumë i vjetër për t’u ndjekur penalisht.

Top Channel