Çmenduri në Barcelonë, 7 gola, tripletë e Raphinhas dhe një fitore spektakolare 16/09 23:32
Fulham luan në transfertë ndaj Nottingham Forest, sfidë e vlefshme për Premier League.
Trajneri Marco Silva ka dërguar sërish në tribunë Armando Brojën. Për sulmuesin shqiptar kjo është e treta ndeshje radhazi që përfundon në tribunë duke mos ia dalë që të grumbullohet e të qëndrojë në gatishmëri për t’u futur në lojë nga stoli.
Silva preferon titullar Rodrigo Muniz ndërsa në stol është rikthyer Raul Jimenez. Silva e theksoi para disa ditësh se nuk ka vend për tre sulmues në skuadër dhe në këtë formë, i sakrifikuari është Armando Broja.

Top Channel