Sulmi në sallën e koncerteve në Rusi, 137 viktima! Qytetarët bëjnë homazhe në ambientet e jashtme të vendit të ngjarjes

24/03/2024 21:29

Pas sulmit të rëndë në sallën e koncerteve në Rusi është rënduar bilanci i viktimave, ku autoritetet kanë gjetur në total 137 trupa, mes tyre tre fëmijë.

Komiteti Hetimor Rus njoftoi se mes viktimave janë identifikuar deri më tani 62.

“Për viktimat e mbetura po kryhen ekzaminime gjenetike për të përcaktuar identitetin e tyre. Vazhdojnë hetimet në vendngjarje”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë gjatë kësaj të diele autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje kanë mbërritur në Komitetin Hetimor të Rusisë, nën masa të rrepta sigurie.

Nga ana tjetër në Moskë janë zhvilluar homazhe nga rusët për personat që ndërruan jetë si pasojë e sulmit.

Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në ambientet e jashtme të sallës së koncerteve për të vendosur lule në nderim të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA