Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri është ulur me 1.4% përqind gjatë duke arritur në 20.6% e popullsisë të rrezikuar.
Numri i individëve që rrezikojnë të bien në varfëri është 576 mijë, gati 50 mijë më pak.
Të dhënat e matura në INSTAT për vitin 2022 tregojnë më tej se edhe pse në është rritur kufiri për të qenë i varfër në vlerë në 225 mijë lekë nga 191 mijë lekë, sërish ulja e nivelit të papunësisë ka bërë që treguesi të pësojë zbritje.
Ndërkohë, një tjetër tregues që mat kjo anketë është shkalla e privimit material dhe social, pra mungesa e gjërave elementare dhe mundësisë për të qenë pjesë e aktiviteteve në shoqëri, tregues që vjen me ulje në 33.2% nga 35% një vit më parë.
Ndërkohë anketa tregon se për pensionistët, treguesi pësoi një rritje të lehtë gjatë 2022-it me 0.2%, me 14.2% të këtij grupi në rrezik. Ndërkohë rreziku për ata që bëhen pjesë e tregut të punës ka rënë.
Ndërkohë sipas tipit të familjes ka pësuar ulje rreziku I varfërisë si tek ata me fëmijë dhe pa fëmijë.
Niveli i pabarazisë është vlerësuar në nivelin 31% sipas anketës, duke pësuar rënie me 2 pikë përqindje nga viti 2021.
Në krahasim me Europën, Shqipëria renditet e gjashta për numrin më të lartë të individëve në rrezik varfërie.
Top Channel