Banka Qendrore e Kosovës lë të hapur mundësinë e takimeve me ndërkombëtarët për dinarin.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro). Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në një përgjigje të BQK-së për Top Channel.
Bashkimi Evropian ka angazhuar takim mes Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për dinarin më 27 shkurt, të martën. Pala kosovare ka refuzuar pjesëmarrjen në nivel teknik të dialogut, ndërkohë që Serbia do dërgojë kryenegociatorin e saj, Petar Petkoviç.
Top Channel