Tritol banesës së mësuesit në Shkodër, zbulohet emri i pronarit të shtëpisë
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, në oborrin e banesës së Meti Bushatit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, kur persona ende të paidentifikuar hodhën një sasi të vogël lënde plasëse në oborrin e banesës. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Meti Bushati dhe bashkëshortja e tij janë mësues dhe njihen nga banorët e zonës si një familje e rregullt.
Ndërkohë, një nga pistat që po verifikohet nga grupi hetimor lidhet me vëllain e Meti Bushatit, Gëzim Bushatin, i cili jeton në Gjermani. Sipas burimeve, Gëzim Bushati ka pasur probleme me ligjin në Gjermani, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse kjo rrethanë ka lidhje me sulmin ndaj banesës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit apo autorëve dhe zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes.
Top Channel