Përleshje me thikë në Athinë/ Mbetet i plagosur një person, në pranga një shqiptar
Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të rënda për jetën në Rrogozhinë, ndërsa policia ka arrestuar një 26-vjeçar dhe ka sekuestruar një armë zjarri tip kallashnikov.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Prevent 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Rrogozhinë, arrestuan në flagrancë shtetasit A. I., 26 vjeç, banues në Peqin, dhe O. T., 21 vjeç, banues në Peqin.
26-vjeçari A. I. akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosja”, ndërsa 21-vjeçari O. T. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00 të datës 13 shtator 2026, kur policia ka marrë informacion se një person po kanoste me armë zjarri, për motive të dobëta, një 35-vjeçar.
Pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë kanë lokalizuar banesën ku ndodheshin dy të dyshuarit dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e saj.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
Sipas policisë, A. I. kishte kanosur për vrasje shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili po shkonte në banesën e një 36-vjeçareje në Rrogozhinë, ku ndodheshin A. I. dhe O. T.
Ndërkohë, pas veprimeve procedurale dhe konsultimit me Prokurorin, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 36-vjeçaren, e cila akuzohet për “Moskallëzimin e krimit”. Sipas policisë, ajo nuk ndodhej në banesë në momentin kur ndodhi konflikti mes dy shtetasve.
Arma e zjarrit dhe municionet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme kriminalistike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Top Channel