Në studion e Top Story u diskutuan krimet e pazbardhura në vend, nga historitë e vjetra deri të ato të bujshme, që nuk kanë ende asnjë autor apo pistë.

Moderatorja Grida Duma pyeti ministrin e Brendshëm Taulant Balla se pse është kthyer në ‘qesharake’ një ndër çështjet më të bujshme, ajo e Ervis Martinajt. Balla tha se çështje të tilla kërkojnë kohë, por për Martinajn ka një pistë

Duma: Çështja e Ervis Martinajn është kthyer qesharake se nuk jepet asnjë lloj transparence, dhe me kryeministrin që thotë do ta zbardhni për një muaj.

Balla: Rasti i TCH mund të kërkojë edhe vite, unë ju fola me përgjegjësi dhe ju thash që në javën time të punës, është një prej çështjeve top, në çdo javë kemi një përmbledhje të gjetjeve, aq sa edhe punonjësit e di fare mirë për ministrin e Brendshëm, kemi bërë një hierarki. Unë jam përgjigjur sa herë më është bërë kjo pyetje (për Ervis Martinaj). Policia shtetit ka një pistë, ka disa deklarime të disa personave që kanë njohuri dhe informacion që duhet të ndërlidhjen. Nuk kam studiuar kriminalistikën.

Duma: Nuk ta pranoj që s’ke studiuar kriminalist

Balla: Faleminderit për vlerësimin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA