Sekretari i Çështjeve Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso deklaron se PD-ja nuk e ka përmbushur misionin e saj për të cilin u themelua; “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.
Për “Top Story”, Kaso tha se ne aktualisht po jetojmë në një diktaturë të sofistikuar, ku pushteti dhe të gjitha institucionet kontrollohen nga një person i vetëm, kështu që qëllimi i PD-së është luftimi i këtij realiteti për ta ndryshuar.
Duma: Nëse nesër ka zgjedhje të parakoshme, kush e përfaqëson PD-në. Logon kush e shënon tek fleta.
Kaso: Është e vërtetë që disa parti në Lindje e kanë përfunduar misionin e tyre sikurse thotë Dudushi, bie dakord me këtë, por në Shqipëri PD-ja nuk e ka përfunduar misionin e saj. Misioni i PD-së është “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” dhe ne aktualisht po jetojmë në një vend ku një parti dhe një person po kontrollon të gjitha pushtetet. Pra po përjetojmë një diktaturë të sofistikuar.
Duma: A është sofistikuar PD-ja që të jetë në nivelin, masën dhe standardin e duhur për të mundur diktaturën e sofistikuar?
Kaso: Jemi duke u munduar, po punojmë me veten tonë dhe përpjekja jonë krahas kësaj është që të rikthejmë procesin e zgjedhjeve në rrugën e duhur. Më thuaj kur është hera e fundit që qeveria jonë ka marrë një letër urimi për fitoren në zgjedhje nga kancelaritë e huaja? Më thuaj një. A ndodhi kjo në 14 maji? Jo.
Duma: Mirë, në rregull. Kjo qeveri nuk ka marrë kartolina urimi, por njihet gjerësisht nga ndërkombëtarët. Ju do ta njohni këtë realitet apo jo?
Kaso: Jemi duke luftuar brenda këtij realiteti për ta ndryshuar.
Top Channel