Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Barbullush, në bashkinë Vau i Dejës.

Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë dëgjuar në zonë, ndërsa menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar rrethanat e ngjarjes.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Burime paraprake bëjnë me dije se të shtënat dyshohet se janë qëlluar në ajër.

Policia pritet të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa hetimet janë në vijim.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dyshohet se, gjatë një konflikti të çastit mes disa shtetasve, njëri prej tyre, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel