“Elisa Spiropali është zëdhënësja e një nevoje të dëshpëruar për ndryshim”/ Mocioni i ish-ministres, analisti Vangjeli: Gramoz Ruçi mbështet Spiropalin, por…
Një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, ndarja e qartë mes partisë dhe shtetit, si dhe një reflektim mbi mënyrën e ushtrimit të pushtetit janë disa nga propozimet kryesore të ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali në mocionin për “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, të cilin ajo e ka bërë publik.
I ftuar sot në ‘Top Story’ gazetari Flogert Muça u shpreh se ish-ministrja po i jep një dorë partisë dhe Ramës, në një moment ku sipas tij, PS nuk është në ditët e saj më të mira.
Muça shtoi se Spiropali nuk flet me nota revolte, por ajo jep mesazhe shprese dhe prosperiteti dhe qëllimi i saj është ‘shteti mbi partinë’.
“Ka mbi 20 vite në politikë. Unë po lexoj qëllimet e saj. Spiropali po bën politikë siç bën Rama çdo ditë. Ka edhe lloj-lloj hajvanësh që nuk dinë. Është një moment politik ku PS dhe Rama nuk janë në ditët e tyre më të mira dhe Spiropali ka gjetur një mënyrë duke i dhënë një dorë, jo pas qafe. Kur e bën ballore, do të thotë që po i jep një dorë.
Ajo nuk flet me nota revolte, ajo jep mesazhe shprese dhe prosperiteti. Analiza që unë i bëj qëllimeve të saj është: shteti mbi partinë. Ky është thelbi.
Është luftë apo tentativë për t’i dhënë Ramës mend dhe zgjidhje? Spiropali po bën një ndërmjetësi me sa çfarë po ndodh në shesh dhe projektit që po punon Rama, të cilin nuk e ka nxjerrë ende”, u shpreh gazetari Muça.
Top Channel