“Elisa Spiropali është zëdhënësja e një nevoje të dëshpëruar për ndryshim”/ Mocioni i ish-ministres, analisti Vangjeli: Gramoz Ruçi mbështet Spiropalin, por…

16/07/2026 23:10

Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për mocionin “Marrëveshjen e re për Shqipërinë” e ish-ministres Elisa Spiropali.

Vangjeli deklaroi se “Elisa Spiropali është zëdhënësja e një nevoje të dëshpëruar për të ndryshuar”.

Lorenc Vangjeli: Unë di që PS ka emrin që ka marrë në qershor të ’91, por nuk është më PS-. Ka një shkëputje, gati gati fatale nga tashmë nga baza e saj ideologjike dhe është kthyer në një ndërmarrje. Është kthyer në një portret të ngjashëm me PD. Diferenca është kush është në pushtet. Ky është një problem shumë i madh. I ka ardhur koha të bëhet.

Arjan Curri: Si do të bëhet? Do ta mbështesë Ruçi, Spiropalin?

Lorenc Vangjeli: Arjan dëgjo se si do të bëhet. Nuk ka atë peshë që mendon se ka. Natyrisht.

Grida Duma: Natyrisht që e mbështet?

Lorenc Vangjeli: Është një nga socialistët që nuk e ka atë pushtet. Kjo gjë do të bëhet herët a vonë për disa arsye, sepse i ka ardhur koha, është e me vonesë e vërtetë, sepse është e drejtë, tre presioni i protestave, katër një aktor si SPAK, 5 presioni ndërkombëtar. Elisa është zëdhënësja e një nevoje të dëshpëruar për të ndryshuar, sepse kështu siç është nuk shkon.

 

Top Channel