Përplasjet në Kuvendin Kombëtar të Protestës, pjesëmarrësi kërkon të ulet mes organizatorëve, disa persona shkojnë ta ndalojnë (Video)

18/07/2026 13:51

Po mbahet sot për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës, që është shoqëruar me momente pakënaqësish dhe tensioni, veçanërisht në startin e vet.

Një prej incidenteve që ra më së shumti në sy një prej qytetarëve kërkoi të ulej në rreshtin e parë dhe tre djem nxituan për ta kundërshtuar me forcë.

Pavarësisht këmbënguljes së organizatorëve, ai nuk u çua nga karrigia e rreshtit të parë. Kjo revoltë e tij erdhi për faktin se kishte kërkuar fjalën, por nuk i ishte dhënë.

Top Channel