Zbulohen bisedat në SKY ECC, trafikantët e drogës ranë në dashuri me vajzat në Ekuador: Si ndahet më latines, gjithë ditën…
“Top Story” ka diskutuar rreth ngjarjes që tronditi opinionin publik, ku tre vajza dhunuan një 17-vjeçare.
Zv.ministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, deklaroi se vajzat nuk kanë deklaruar në polici, nëse fshihet dikush tjetër pas tyre.
“Vajzat kanë deklaruar se ka qenë një konflikt banal mes tyre. Nuk kanë referuar një person tjetër. Nuk e di se si është kontaktuar polici”, tha ajo.
Nga ana tjetër gazetarja Dorjana Bezat deklaroi se vajzat përdornin një skemë shantazhi me burrat, ku i thërrisnin për takime e më pas i xhironin.
“Polici ka kontaktuar të miturat, ai ka shkuar fillimisht në banesën e tyre, ka marrë detajet. Në informacionet që kam, është një hetim i hapur nga Prokuroria e Ferit. Polici nuk ishte personi i parë dhe i vetëm që ishte zhantazhuar nga këto vajza. Dyshohet se ishte një skemë ku fillimisht hynin në kontakte telefonike ku i joshnin, linin takim në një hotel, personi shkonte në dhomën ku vajzat i sugjeronin me mesazhe, aty nuk shkonin ato për t’i ofruar shërbimet seksuale, por shkonte dikush tjetër që I filmonte. Këto materiale filmike përdoreshin për shantazh më pas. Dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë. Telefonat e vajzave janë sekuestruar“, u shpreh Bezat.
Top Channel