Zbulohen bisedat në SKY ECC, trafikantët e drogës ranë në dashuri me vajzat në Ekuador: Si ndahet më latines, gjithë ditën…
Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Alma Tandili, ka zbuluar në “Top Story” detajet nga gjendja e vajzave që dhunuan 17-vjeçaren në Fier.
Ajo ka zbuluar se vetëm njëra prej vajzave ka shfaqur pendesë për ngjarjen e rëndë, teksa dy të tjerat nuk e kanë bërë. Tandili theksoi se si dhunueset ashtu edhe e dhunuara kanë nevojë për rehabilitim për një përhidhë të gjatë kohore.
“Njëra prej të miturave është goxha e penduar dhe është në rehabilitim edhe pse është në arrest shtëpie. Të treja po trajtohen me psikologë edhe pse njëra prej tyre ka marrë masën dënimin me burg, ndërsa dy të tjerat janë në arrest shtëpie. Ajo që për ne është e rëndësishme është bashkëpunimi me familjarët. Këtu ka qenë i gjithë zinxhiri, këto raste kanë qenë në menaxhim përpara se të ndodhte ngjarja.
Ka qenë pak e vështirë kur familja nuk ka mundur ta trajtojë rastet në shtëpi, është kërkuar ndihma e specializuar. Një trajtim më i veçantë dhe sërish kemi hasur vështirësi. Unë nuk mund të them që janë raste të pashpresë, është një rast që kërkon një kohë të gjatë rehabilitimi, 3 muaj, 6, 9, dhe një vit, pothuajse pa ndërprerje.
E para për ne është e rëndësishme që ta katërt personazhët të përfshirë në këtë vepër të dhunshme, asnjëra të mos e shkëpusë zinxhirin e rehabilitimit, di e dhunuara që ka peshën më të rëndë, si ato që kanë dhunuar, të kuptojnë fazën ku ndodhen. Edhe në sallën e gjyqit, vetëm njëra ka shfaqur pendesë”, tha ajo.
Top Channel