Nuk do t’ju besohet, Kylian Mbappe edhe në këtë situatë të vështirë mbetet i pari, thyen rekordin Guinness 10/05 02:31
Nuk kanë fund problemet fizike për Kastriot Dermakun. Mbrojtësi i Lecces është ndalur sërish, duke humbur sfidën e së shtunës përballë Interit kryesues.
Shtatlarti 31-vjeçar, autor i 13 ndeshjeve dhe 1 goli me kombëtaren e Shqipërisë, ka ndrydhur gjurin e majtë pas një përplasjeje në stërvitje.
Lojtari dardan do i nënshtrohet kontrolleve të detajuara mjekësore për të mësuar më shumë rreth kohës që do të qëndrojë jashtë fushave të blerta.
Ky është dëmtimi i gjashtë në dy vitet e fundit për Dermakun, i cili ende nuk ka marrë minutat e para këtë sezon në Serie A me Leccen./ Super Sport
Top Channel