Publikuan video me ngjyrat kuqezi, katër shqiptarë arrestohen në Serbi: Përdorën simbole të Shqipërisë së Madhe Ekspozita dhe libri “arkitektura dhe dizajni shqiptar”, paraqet një përmbledhje të përzgjedhur të projekteve novatore të realizuara në kontekstin lokal, ku secili nga këto projekte është dëshmi e vizionit të arkitektëve të talentuar të 35 studiove shqiptare.
Konsideruar si një simfoni e tregimit pamor dhe narracionit të evolucionit të arkitekturës në vitet e fundit, autoret e këtij libri, Shefi i Departamentit të Arkitekturës në Fakultetin Shtetëror të Arkitekturës dhe Urbanistikës, arkitekt Florian Nepravishta, dhe arkitektja Fiona Nepravishta, synojnë të promovojnë krijimtarinë e arkitektëve shqiptare dhe të prezantojnë eksperiencat më të mira tek komuniteti i arkitekteve e urbanistëve, qytetarëve dhe dashamirësve të arkitekturës.
Të gjithë këto projekte, ku një pjesë prej tyre të zbatuara e një pjesë ende jo, me funksione të ndryshme, nga banesat individuale e kolektive, e deri tek ato me karakter social-kulturor, arsimor, shërbimesh e tregtar, të shpërndara gjeografikisht kryesisht në pjesën Perëndimore dhe qendrore të Shqipërisë, tentojë t’u afrohen në koncept-ide, formë dhe arkitekturë shumë prej objekteve nga më moderne e të kohës në vendet më të zhvilluara perëndimore.
Top Channel