Për të dytën herë në historinë e tij Ballkani nuk arrin të bëjë mrekullinë për të kaluar fazën e grupeve në Conference league.
Ndeshja e gjashtë dhe e fundit, përballë Dinamos së Zagrebit në kryeqytetin kroat nuk shkoi aspak mirë për skuadrën shqiptare nga Suareka e cila e mbylli aventurën europiane në vendin e fundit në grup.
Në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit kampionët ne Kosovës rezistuan për pjesën më të madhe të kohës, duke shpresuar se mund të bënin befasinë në këtë transfertë, por ëndrra për kualifikim u venit brenda pak minutash në pjesën e dytë. I mjaftuan vetëm 7 minuta kroatëve që të shënonin te gola.
Në pjesëmarrjen e dytë radhazi në Conference League skuadra e Ilir Dajës ndalet që në fazën e grupeve, me gjithë dëshirën e madhe që shfaqi në gjashtë ndeshjet e kësaj faze për të bërë një hap më cilësor në kupat e Europës. Në përfundim bilanci për ta ishte një fitore një barazim dhe 4 humbje, por që gjithsesi një tjetër eksperiencë positive për skuadrën që drejtohet nga trajneri Tiranas Ilir Daja, që gjithashtu shoqërohet me një faturë financiare të kënaqshme për skuadrën kampione të Kosovës.
Ndërkohë, në takimin tjetër të Grupit C, Victoria Plzen mposhti me të njëjtin rezultat 3-0 Astanën, me këtë të fundit që ia merr vendin e tretë Ballkanit falë rezultateve në ndeshjet e drejtpërdrejta.
Top Channel