Gol dhe fitore, Mirlind Daku merr vlerësimin e merituar

10/12/2023 22:51

Gol, fitore dhe lojtari më i mirë i ndeshjes. 

Mirlind Daku shijoi një fundjavë pozitive në Rusi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i dhuroi fitoren 0-1 Rubin Kazanit në transfertë ndaj Baltikas, raporton Supersport.

25-vjeçari nga Gjilani mori një top të gjatë nga mbrojtja në minutën e shtatë, e kontrolloi mirë mes dy mbrojtësve kundërshtarë dhe e dërgoi në rrjetë. Duke i dhuruar Rubinit tri pikët që e pozicionojnë në vendin e shtatë.

Ky ishte goli i katërt sezonal në kampionit rus për golashënuesin më të mirë të skuadrës nga Kazani. Goli dhe performanca shumë e mirë gjatë ndeshjes, ndikuan që Daku të shpallej më i miri i ndeshjes.

Top Channel