Premier League, Liverpool vjen fitorja e radhës, ‘The Reds’ mes 4 më të mirave
Gianni Infantino i gëzohet mbështetjes së ‘shumicës dërrmuese’ që po merr në futbollin botëror dhe po përgatiteti për një mandat të katërt si president i FIFA.
Në një intervistë të dhënë për BBC në Baku të Azerbajxhanit, kreu aktual i qeverisë së futbollit botëror pranoi nevojën për një përmirësim të dialogut me ata që kontestojnë zgjedhjet e tij, por refuzoi në mënyrë kategorike t’i përgjigjej kërkesës për të dhënë dorëheqjen pas skandalit për projektin e komercializimit të kompeticioneve të FIFA përmes investitorëve privatë.
‘Në një organizëm si FIFA mund të ketë këndvështrime të ndryshme-tha Infantino duke nënvizuar se, nëse beson në demokraci, është e nevojshme që të respektohen opinionet e shumicës së 211 federatave anëtare.
‘Është e drejtë të kesh mosmarrëveshje, por duhet të jemi të aftë që të diskutojmë, të kuptohemi dhe të shohim përpara-shtoi presidenti i FIFA. Infantino pohoi gjithashtu se do t’iu përgjigjet të 42 pyetjeve që u dërguan nga UEFA e cila ka fiksuar 2 nëntorin si afatin e fundit për të marrë sqarimet në lidhje me disa aspekte të menaxhimit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.
Në qendër të përplasjeve është plani FIFA Forëard Enterprise, sipas të cilit investitorë privatë do të përfshiheshin në kompeticionet e futbollit të FIFA. Projekti, që u publikua nga ‘The Times’ u hodh poshtë 3 ditë më vonë, ndërsa UEFA nisi një veprim ligjor në SHBA dhe po mendon për një kandidaturë alternative për zgjedhjet presidenciale të muajit mars. Po kështu, mes polemikave ishte edhe dhënia e çmimit të paqes për presidentin amerikan Donald Trump.
Në orët e fundit pozicioni i Infantinos u përforcua edhe nga Konfederata Aziatike e Futbollit që ditën e premte konfirmpo mbështetjen për kreun aktual të FIFA duke ndryshuar totalisht kursin e qëndrimit të saj. Azia ka 46 vota nga 211 në total, ndërkohë që Infantino ka një mbështetje domëthënëse edhe nga Afrilka dhe Amerika e Jugut. Në mars të 2027, Gianni Infantino do të ketë nevojë për të paktën 106 vota për t’u konfirmuar, por gjithçka mbetet e hapur sidomos në Evropë ku Federatat angleze dhe gjermane kanë vënë në dyshim aftësitë e Infantinos për të drejtuar ende FIFA me këtë të fundit që ka premtuar financim të federatave kombëtare; nga janari i vitit të ardhshëm, secila prej tyre do të marrë deri në 25 milionë dollarë në harkun e 4 viteve.
Top Channel