“Nuk shkojmë në Gjermani si turistë”, Duka: Shqipëria do të luajë si e barabartë!

03/12/2023 08:10

Shqipëria mësoi pasditen e së shtunës kundërshtarët në fazën e grupeve të Euro 2024.

Kuqezinjtë u shortuan në Grupin B, aty ku do të përballen me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Një grup tejet i vështirë, ose më saktë, grupi i “ferrit” për të besuarit e trajnerit Sylvinho.

Megjithatë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka nëpërmjet një reagimi në rrjetet e tij sociale, thekson se Shqipëria nuk do të shkojë në Gjermani për turizëm. Duka shtoi se Shqipëria do të luajë si e barabartë, pavarësisht kundërshtarëve me shumë eksperiencë në të tilla kompeticione.

Top Channel