E plagosën me thikë para ndeshjes, klubi francez mesazh për tifozin në gjendje të rëndë

03/12/2023 11:24

Pak minuta para startit të ndeshjes mes Nantes dhe Nice të përfunduar me shifrat 1-0 për vendasit, një ultras i “kanarinave” u plagos me thikë nga shoferi i një autobuzi të transportit publik në Francë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit Beaujoire, ndërsa mësohet se i plagosuri i përkiste grupimit ultras të Nantes.

Tifozi u dërgua menjëherë në spital ndërsa është në gjendje të rëndë dhe ende nuk e ka kaluar më të keqen. Sakaq, në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe klubi i Nantes. Nëpërmjet profilit zyrtar, Nantes i uroi shërim të shpejtë tifozit duke i siguruar mbështetje edhe familjes së të plagosurit.

Top Channel