Bashkia e Tiranës është në procesin e konsultimit publik me qytetatët dhe grupet e interesit për buxhetin e qytetit për vitin 2024.  

Buxheti, pas përfundimit të konsultimit, pritet që të kalojë në keshillin bashkiak për të marrë miratimin. Rritja për vitin e ardhshëm pritet të jetë me 7% ndërsa fokusi do të bazohet në tre pika kryesore, zhvillimi ekonomik, strehimi social, dhe arsimi.

Duke u ndaluar tek strehimi, është planifikuar që të shtohen blloqet e banesave sociale në kryeqytet.

Do rishihet totalisht zona në të cilën ndodhen tashmë banesat sociale, ish uzina e autotraktorëve. Jemi në fazën që po shihet mundësia se sa do te zgjerohet, në sa faza do te rehabilitohet e gjitha. Paralelisht po shihet mundesia edhe për të gjetur një zonë tjetër për të krijuar një lagje të tillë. Kryesisht edhe nga eksperienca botërore në fakt zona të tilla që i dedikohen strehimit social, duhet pasur shumë kujdes për të mos tejkaluar atë shkallën e madhe dhe për të mos e kthyer në një zonë tërësisht sociale. Të njëjtin kujdes sic kemi patur në fakt dhe tek 5 maji dhe Kombinati, për të sjell aty zyra, institucione të rëndësishme jo vetëm shtetërore por dhe bankare, dhe kjo do ta bëj pak më të larmishme zonën”- tha Ilda Qazimllari, drejtoreshë e investimeve publike BT.

Mes investimeve që do bëhen përmes buxhetit të 2024 janë dhe shkollat e reja që do të ndërtohen, kryesisht të përqëndruara në zonat ku ka rritje të popullsisë, por mungesë të objekteve arsimore.

“Kryesisht do të përqëndrohemi në sheshe të reja, në shkolla të reja që nuk kanë ekzistuar më parë. Një pjesë e rëndësishme ka qenë pranë unazës, është zonë që në fakt është kërkuar disa herë, ka ndodhur disa herë përpjekja ose sic njihet ndryshe ish zona e kasharit. Një zonë tjetër e rëndësishme është afër kopshtit botanik. Janë disa zona dhe pika kyce në fakt që sot kanë një mungesë të objekteve arsimore dhe kryesisht objektet që po mendohen janë shkolla 9-vjecare, të mesme dhe rastet e kopshteve të implementuara në raste të shkollave 9-vjeçare, të integruara në to”– tha Ilda Qazimllari, drejtoreshë e investimeve publike BT.

Pjesë të rëndësishme nga buxheti do të ketë rehabilitimi i rrugëve, kryesisht i atyre rurale, për të bërë lidhjen me pjesën e qytetit.

Një tjetër projekt me rëndësi i bashkisë së Tiranës, është ai i lumit Lana, për zgjatimin  që do të bëhet nga pallati me shigjeta deri në Kashar. Ndërkohë do të nisë dhe zbatimi për linjën e shpejtë të autobusëve me korsi të dedikuara dhe pa ndërprerje. Bëhet fjalë për 3 linjat: Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA