Çifti i aventurierëve ngjit 50 maja malesh, pamjet spektakolare të peizazhit alpin
10/11/2023 21:06
Një çift të rinjsh u larguan nga Idaho në fund të vitit 2019 kur shpërtheu pandemia e Covid 19 dhe u transferuan në Alpet Gjermane.
Kohën e lirë, që iu shtua gjatë pandemisë, ata e shfrytëzuan duke eksploruar natyrën përreth.
Aventurën, Christine Madeux dhe partneri i saj, e kthyen në qëllimin për të ngjitur 50 maja malesh. Gjatë udhëtimeve në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Itali, ata fotografuan disa nga pamjet më të bukura të natyrës që keni parë ndonjëherë.
Top Channel