Një situatë e papritur, lëndimi i krahut gjatë një performance, e ka detyruar deputetin Saimir Korreshi të mungojë në skenën e “Dancing With The Stars” javën e shkuar.

Por, me t’u rikuperuar ai rikthehet fuqishëm këtë javë në një samba me partneren e tij Livia.

“Do të doja aq shumë të isha në skenë javën e kaluar. Krahu ka filluar të rikuperohet, kështu që jam optimist për performancën”- tha Korreshi, i cili mesa duket fajëson ‘syrin e keq’ për incidentin.

Rikthimi i deputetit nuk ka qenë i thjeshtë. Korreshi shpjegon se me insistimin e madh të fist u detyrua të marrë masa që incidenti që i ndodhi të mos përsëritej. Dhe kush është antidoti më i mirë për thyerjen e ‘syrit’ sesa hurdhra. Kështu Saimiri se ka ndarë nga vetja këtë javë, hudhrën në xhep.

“Kishte shumë kombinime. Disa thoshin do marrësh një gjerdan të madh, mbaje me vete, fute në çantë. U mblodh gjithë fisi dhe më thanë që o do marrësh një hudhër ose ti nuk del nga shtëpia. Desha, s’desha e mora hudhrën në xhep”- tha Korreshi.

Nga pyjet e Divjakës, në ekranin e të gjithë shqiptarëve, Saimir Korreshi performoi në natën e filmave në Dancing With The Stars, “Mbretin Luan’. Megjithatë, pavarësisht hudhrës, tersi duket se e ndjek mbrapa. Gjatë performancës, deputetit i është thyer kurora.

Iliri: Është fati yt të thyesh çdo gjë kështu.

Olta: E ndoqa me shumë vëmendje performancën tuaj, por për fatin e mirë dhe ndoshta të keqin tuaj, nuk më nxori dot nga performanca e mëparshme e Ina Kollçakut. Sepse mendoj se janë pikërisht mesazhe të tilla që duhen përcjell në television dhe publiku është kaq i mençur sa e di shumë mirë se çfarë të marrë apo të lërë nga një emision kaq i bukur sa është “Dancing With The Stars”. Edhe pse solle shumë atmosferë. E ndryshove tërësisht atmosferën, ishte një performancë e lezetshme.

Korreshi: Ky ishte qëllimi. Ne jemi kënaqur kaq shumë gjatë provave.

Lori: Saimir, mua më pëlqen që t’i sjell në çdo performancë tënden energji positive, por në fund fare më duhet të gjykojë sambën.

Korreshi: Patjetër, por edhe po dhe një numër të keq vetëm mos na prish mesataren hë të keqen.

Lori: Samba nuk ishte kurrkund. Ajo s’ishte fare samba.

Valbona: Po kjo energjia jote është fantastike dhe unë vërtetë të respektojë për këtë anën tënde pa komplekse. Bravo të qoftë.

Korreshi: Jo, s’kam fare komplekse. Këtu kam ngrënë ca shkelme nga Livja që o Zot i madh. Por shyqyr, gjysma e së keqes që mu rregullua dora.

Iliri: Lezet i paparë, sepse është hera e parë që unë shof luan vegjetarian. Edhe për atë detyrë që luanit i është dhënë, të dalë nga xhungla dhe të performojë këtë samba, unë mendoj se ti e ke bërë. Ndërthurjet kryq i bën, muzikal je, e shijon, neve na bën të qeshim. Kjo ka rëndësi në fund të fundit, pozitiviteti s’ka çmim. Amaneti im i fundit për ty është kujdes shportën.

Korreshi: Jemi me karton të kuq këtë javë.

Por si e vlerësoi juria Saimir Korreshin? Valbona Selimllari dha 6 pikë, Lori Bala 4 pikë, Ilir Shaqiri 4 pikë, Olta Gixhari 6 pikë. 20 pikë në total.

“Mirë që i bëra për të qeshur, imagjino t’i bëja për të qarë çfarë do të më bënin. Publikun tani mund ta ketë zënë gjumi, por votoni VIP 2 gjithsesi”- përfundoi Korreshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA