Deputetja e PDK tregon në Top Story prapaskenat e largimit të spiunëve nga Kosova, Musliu: Në 2015-ën u mbushën autobusët, gënjyen edhe për…
Një ditë pas vendimit të dhënë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, në studion e Top Story në Top Channel, deputetja e PDK Ganimete Musliu, u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë bashkë.
Ajo u shpreh se duhet të mbajnë një seancë të përbashkët mes dy Kuvendeve dhe të dilet me vendime pas këtij dënimi për 4 ish-liderët e UÇK-së me 81 vite burg.
“Mendoj se Parlamentet në Shqipëri dhe Kosovë duhet të jenë të unifikuara. Vetë fakti që kemi qenë të shpërndarë dhe të përçarë në këto përmasa, ka ardhur deri te ky vendim. Që te ideja dhe pastaj te themelimi i kësaj gjykate, mendoj se nuk e kemi pasur fokusin e duhur te kjo gjykatë, si shtete, për ta ruajtur dhe mbrojtur historinë tonë.
Kosova dhe Shqipëria duhet të marrin një leksion dhe jo për të bërë politika ditore për çështje elektorale. Ne s’kemi mbajtur asnjë seancë në Kosovë për këtë çështje dhe kjo është tragjedia e vendit tonë. Dje është atakuar dhe gjymtuar historia e shqiptarëve në përgjithësi.
Duhet të dy kuvendet të mblidhen në një seancë të unifikuar dhe të dalin me vendime. Morën raste për Kroacinë, por mos harroni që ne nuk jemi Kroacia, në Kroaci nuk ka pasur asnjë dëshmitarë kroat.
Situata jonë është më e ndjeshme. Nuk mund ta heqim fokusin sepse dje u tha me zë të lartë dhe u pa vendimi se atje nuk po gjykohen emra të veçantë. Ata burra asnjëherë nuk kanë përtuar të vdesin për Kosovën, dhe jam e sigurt që dhe këtë gjyq e përballojnë me dinjitet, por ku po mbetemi ne?”, u shpreh ajo.
Top Channel