Për herë të parë në “Dancing With The Stars”, sonte u ekzekutua American Smooth, që bën bashkë katër disiplina kërcimi: tango, foxtrot, vals dhe vals vienez.

Këtë kërcim e solli me shumë elegancë Irgeni dhe Joana. Kërcimi i tyre u vlerësua nga juria, që tha se u kënaq me performancën.

“Ti ke talent të sjellësh atmosferë. ky kërcim nuk të rrinte mirë. Në disa momente, sikur e tallje pak. Të doja pak më burrë në këtë kërcim”, tha Olta Gixhari.

“Aq shumë jam kënaqur me kërcimin tënd. Ai shoqërimi që i bëje me sy partneres, e shijove aq shumë, unë u kënaqa po aq sa ti”, tha Valbona Selimllari.

“Unë u kënaqa. Do të doja të ishe pak më i fisshëm”, u shpreh Lori Bala.

Irgeni dhe Joana morën 28 pikë nga juria.

Sonte nuk do të kemi 15, por 14 performanca. Saimir Korreshi, i cili ka pësuar një thyerje në krah, nuk do të kërcejë. Yjet e tjerë janë gati të vazhdojnë garën, nën ethet e eliminimit të parë, pasi një prej tyre do të eliminohet.

Televotimi do të jetë i hapur deri në fund të mbrëmjes. Nëse ju pëlqeu kërcimi i Irgenit dhe Joanës, mund t’i votoni me kodin Vip 7!

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA