Sara Karaj dhe partneri i saj Erind kanë ardhur aq lehtë si një pupël në një Vals Vienez, duke shkëlqyer në performancën e tyre të parë në “Dancing With The Stars.”
“Nuk e di ça ka ndodhur, por sot kemi parë valse shumë të bukura. Sara më pëlqeve shumë, nuk e di. Bëre super rrotullime në fillim të koreografisë, një vajzë super profesionale”- tha Lori.
“Isha në mendime e sipër, sepse është shumë e vështirë që kjo lehtësi në lëvizje, të përputhet me atë që Sara e di kush është pengesa e saj. Ti ja dole mjaft mirë sot. Bëre një vals vienez me ndërthurje koreografike nga më të ndryshmet, duke e ndjekur partnerin mjaft mirë, mjaft lehtë, në një mënyrë harmonike. Triple promenade, mjaft bukur e realizuar, më pëlqeve shumë”- tha Iliri.
“Të them të drejtën mua valsi nuk më jep asgjë, nuk jam ndonjë tifoze e valsit sepse më duket një diçka e thjeshtë, por ajo që do të komplimentoja është se ti je pupël e lehtë dhe bravo të qoftë”- tha Olta.
“Sara, unë do të them thjesht se u çudita ngaqë kur nisi kërcimi nuk e prita këtë zhvillim që do të vinte gjatë performancës. Bravo”- tha Valbona.
Por si e vlerësoi juria performancën e Sara Karajt? Valbona Selimllari 7 pikë, Lori Bala 8 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë dhe Olta Gixhari 5 pikë.
26 pikë në total dhe Sara u shpreh shumë mirënjohëse që është pjesë e kësaj eksperience.
“Unë fillimisht jam shumë e lumtur që jam pjesë e kësaj eksperience, sepse siç e thashë edhe te klipi për mua do të thotë shumë. Më ka përçuar shumë emocione në një situatë të vështirë timen dhe tani që jam këtu më përcjell edhe më shumë emocione”- tha Sara.
Për të gjithë ata që mbështesin Saran dhe Erindin mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova këtu me kodin VIP 4.
Top Channel