Emily Ratajkowski është një nga modelet më të bukura dhe tërheqëse në të gjithë botën.

E shquar për linjat e saj të holla, mund t’ju duket e çuditshme, por ajo nuk mban asnjë dietë. Ajo ka tri mënyra për të qëndruar gjatë gjithë kohës në formë perfekte.

Pi lëng shafrani dhe panxhari

Shafrani i Indisë, ashtu si lëngu i panxharit, përmbajnë nitrate që janë jo vetëm të dobishme për shëndetin e zemrës, por gjithashtu ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Jo vetëm që konsumimi i tyre është i shkëlqyer për qarkullimin e gjakut, por mund të ndihmojë edhe në qëndrueshmëri, gjë që vjen në ndihmë gjatë ushtrimeve.

Përgatit ushqime të shëndetshme

Emilyt i pëlqen të përgatisë ushqime të shëndetshme, ndërsa në një intervistë për Elle është shprehur: Unë gatuaj shumë, kështu që me të vërtetë ndihmon. E dini se sa kripë dhe sheqer po i fusni trupit tuaj?!

I pëlqen të bëjë ushtrime në grup

Modeles i pëlqejnë aktivitetet në natyrë, si ecja dhe alpinizmi, ndërsa kur shkon në palestër, preferon ushtrimet në grup.

“Jam nga ata njerëz që nëse shkoj vetëm në palestër ka shanse 50/50 që të ushtrohem në të vërtetë. Kështu që një grup funksionon për mua”, ka thënë 32-vjeçarja.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA