Deschamps: Te rasti “Mbappe” fitojnë të gjithë, kush luan në Arabi duhet ta fitojë vendin në Kombëtare

25/08/2023 09:23

Didier Deschamps ka dhënë një intervistë të gjatë për “L’Equipe” pak ditë përpara ndeshjeve të radhës të kombëtares franceze, në kërkim të kualifikimit për në Europianin e ardhshëm.

Trajneri i Francës u ndal tek emërimi i Thierry Henry-t si trajner i ekipit U-21: “Thierry është shumë i lumtur që u zgjodh. Ai ishte i motivuar, unë jam i lumtur për të, ai është dikush që e kam pasur gjithmonë përzemër.”

Rikthimi i rastit “Mbappe”: “Situata ishte e komplikuar, tani është normalizuar dhe është shumë më mirë kështu. Në këtë rast të gjithë fitojnë. Unë kam biseduar me të, padyshim që ai ka ndjenja shumë pozitive për Francën, por edhe për klubin dhe për veten e tij. Nuk është gjë tjetër veçse egoiste, ka pasur një reflektim kolektiv.”

Lojtar në Arabi dhe vendi në kombëtare: “Nuk dihet. Për shembull, N’Golo Kante mbetet i përzgjedhur, por padyshim ai duhet të luajë rregullisht”.

Top Channel