Napoli mbetet “thatë”, talenti spanjoll zgjedh një tjetër klub

24/08/2023 10:22

Gabri Veiga prej kohësh ishte shndërruar në objektivin kryesor të Napolit këtë merkato. Të kaltrit kishin një akord me Celta Vigon, klubin që zotëron kartonin e 21-vjeçarit.

Kampionët e Italisë ishin të gatshëm të paguanin 36 milionë euro për Veigan dhe palët dukeshin vërtet shumë pranë marrëveshjes disa ditë më parë, por një ngërç në lidhje me të drejtat e imazhit të futbollistit bëri që tratativat të zgjateshin.

Tashmë, përfundimi me sukses i këtij operacioni vështirësohet edhe më shumë pasi në lojë është futur klubi arab i Al Ahli. Këta të fundit kanë barazuar ofertën prej 36 milionë eurosh të Napolit dhe tashmë po negociojnë me Veigan. Spanjolli duket vërtet i tunduar për t’u transferuar në Arabinë Saudite edhe pse është në një moshë e cila i lejon të luajë në top klubet europiane.

Megjithatë, edhe njëherë burimet financiare të arabëve duket se do të bëjnë diferencën dhe Veiga mund të jetë goditja e radhës së Al Ahli që në merkato ka transferuar emra si Edouard Mendy, Roger Ibanez, Franck Kessie, Ezgjan Alioski, Roberto Firmino, Allan Saint-Maximin dhe Riyad Mahrez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA