Mbyllet me një gol pjesa e parë e Struga-Breidablik

Mbyllet me një gol pjesa e parë e Struga-Breidablik

Struga vijon të përjetojë ëndrrën e verës, teksa përballë islandezëve të Breidablik do të luajë shanset për t’u kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në grupet e Conference League.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro përballet me Breidablik në Ohër, në ndeshjen e parë të Play Off-it, duke nisur nga ora 17:00, teksa tekniku kryeqytetas ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

35′ – Çahet mesfusha e Strugës dhe Breidablik shënon golin e avantazhit. 0-1 për miqtë…

28′ – Kapiteni Shabani shënon një gol shumë të bukur për Strugën, por arbitri ndal festën dhe akordon faull në sulm, pas sinjalizimit të VAR-it…

16′ – Sërish Ibraimi rrezikshëm, por shtylla i mohon golin sulmuesit veteran të Strugës.

15′ – Provon Ibraimi, por vetëm goditje nga këndi.

11′ – Shpëton mirë Struga, pasi topi i gjuajtur nga futbollistët e Breidablit përplaset në shtyllë…/ Super Sport

Top Channel