I padëshiruar te Juve, Bonucci drejt transferimit në Bundesligë

23/08/2023 15:36

Leonardo Bonucci një hap larg transferimit në Gjermani. Qendërmbrojtësi veteran italian është lënë jashtë skuadrës nga Juventusi, pasi nuk bën pjesë në planet e Allegrit, ndonëse ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë.

Së fundi për të marrë shërbimet e tij është ofruar Unioni i Berlinit, megjithatë problem mbetet paga prej 3.5 milionë eurosh në sezon që përfiton Bonucci te Juventusi.

Gjermanët kanë ofruar të paguajnë deri në 2 milionë euro në sezon, për të marrë Bonuccin në Bundesligë, teksa Juventusi po shqyrton mundësinë që të paguajë vetë diferencën, në mënyrë që të largojë mbrojtësin njëherë e mirë.

Palët po reflektojnë për t’i dhënë fund raportit mes palëve, që zgjat prej 12 vitesh, me Bonuccin që numëron 502 ndeshje dhe 35 gola me fanellën e Juventusit.

Top Channel