Rita Ora ndodhet në Ibiza për të festuar 48-vjetorin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj Taika Waititi.
Këngëtarja ndau disa foto me bikini në Instagram. 32-vjeçarja dukej sensacionale teksa po shijonte një ditë me varkë me bashkëshortin dhe miqtë e saj.
Sigurisht nuk mund të mos përmendim trupin e saj të tonifikuar. Ylli i ka zgjedhur ngjyrën e argjendit për bikinit e saj. Ajo i shtoi look-ut bizhuteri ari dhe një palë syze dielli të mëdha.
Një natë më parë ajo festoi në party-n e e ditëlindjes së Taika-s me shumë yje të tjerë të pranishëm.
Eventi u organizua nga Klemens Hallmann, ku të ftuarit shijuan vaktin e tyre në tryezën e gjatë të dekoruar me shumë njerëz që merrnin radhën për të mbajtur fjalime për nder të Taikas.
Lista e të ftuarve përfshinte aktorët Jodie Turner-Smith dhe Joel Edgerton, këngëtarja Jess Glynne dhe ish-Pussycat Doll Ashley Roberts.
Rita puthi me pasion bashkëshortin e saj Taika Waititi teksa ndau një seri fotosh të ëmbla në Instagram për të shënuar ditën e madhe të gjysmës tjetër të saj.
Ajo falënderoi regjisorin që i tregoi ‘çfarë është dashuria në të vërtetë’.
Top Channel