Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Përrenjas/ Përplasen katër automjete, tre persona përfundojnë në spital Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ka folur jashtë sallës së Kuvendit pas seancës plenare.
Në fjalën e tij për mediat, Balla u ndal te votimi në Kuvend, transferimi i Veliajt në burgun e Fierit dhe data e zgjedhjeve lokale.
“Shqiptarët sot kanë marrë lajmin e mirë se kemi buxhetin e parë mbi 10 miliardë euro në gjithë historinë tonë si shtet. Edhe paketa fiskale gjithashtu, që lidhet me uljen e TVSH-së së ushqimeve. Më parë nuk kanë qenë mundësitë financiare ta bënim. Heqja e taksës së karburanteve është një lajm i mirë. Besojmë se biem të gjithë dakord që edhe opozita duhet të marrë pjesë në votimet e buxhetit.
Grupi Parlamentar i PS-së përbëhet nga 82 anëtarë dhe të 82-të janë gjithmonë aty për të votuar dhe për të mbështetur këto vendime.
Balluku ishte para dy javësh. Në mes të ditës, në orën e përcaktuar, gjithmonë aty. Më lejoni të them që sa i përket prezencës në zonën zgjedhore, është një nga deputetet më të mira të PS.
Në çdo mbledhje të Grupit Parlamentar, çdo deputet kërkohet të çojë problematika për tema të caktuara. Janë tematika që diskutohen në mbledhje me dyer të mbyllura dhe nuk i ndajmë me publikun.
Në lidhje me çështjen e Erion Veliajt, unë e kam thënë edhe për persona të tjerë… Kam marrë edhe ankesa edhe për ish-presidentin Ilir Meta, ia kam adresuar ministrave përkatës. Çështjet që lidhen me trajtimin e të paraburgosurve dhe të burgosurve, të trajtohen në kuadër të procesit që duhet për anëtarësimin në BE.
Sa i përket datës së zgjedhjeve, ne nesër nuk do të shkojmë me një datë. Duke respektuar kompetencën e Presidentit. Ne do i kërkojmë vetëm që mos të mbahen me 2 maj, sepse është një festë fetare”, tha Balla ndër të tjera.
Top Channel