![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/MixCollage-26-Jul-2024-09-37-PM-482-800x450.jpg)
Lady Gaga, paradë mode dhe… Minions/ Emocione pafund në “Paris 2024”, ceremoni spektakolare e mbajtur në lumin Sena (Foto)
26/07 21:38
Pas triumfit 1-0 ndaj Anglisë në finale, Spanja ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë ndonjëherë trofeun e Kupës së Botës për femra.
Ndeshja finale dhuroi një spektakël të vërtetë, megjithatë spanjollet ishin ato që diktuan ritmin.
Takimi u vendos që në minutën e 29’, me Carmona Garcia që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin ekipit të saj.
Në fraksionin e dytë Spanja pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin, megjithatë në minutën e 70’ Hermoso humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Spanjën e femrave që feston një moment historik në futboll. /Supersport
Top Channel