Foto/ Topi i Artë për Harry Kane, klubi shqiptar uron sulmuesin anglez: Krenarë që rrugët tona u kryqëzuan
27/10/2026 12:10
Klubi shqiptar i Shkëndijës së Tetovës ka uruar Harry Kane për fitimin e Topit të Artë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kuqezinjtë kanë ndarë një mesazh urimi për sulmuesin e Bayern Munich.
“Krenarë që rrugët tona u kryqëzuan me fituesin e Topit të Artë! Urime, Harry Kane”, shkruan Shkëndija në postimin e saj në Instagram, duke ndarë dhe momente nga sfida e zhvilluar kundër Tottenham disa vite më parë.
View this post on Instagram
Mesazhi i klubit shqiptar është shoqëruar me simbolet e trofeut prestigjioz dhe një urim për sulmuesin, i cili aktivizohet me Bayern Munich.
Top Channel