Në La Liga ka nisur java e dytë e sezonit 2023-2024, megjithatë Mallorca ende nuk ka shijuar një fitore.
Pas barazimit 1-1 në transfertën e Las Palmas në raundin e parë, këtë javë Mallorca e ka mbyllur pa pikë, ndërsa u mund me rezultatin 0-1 nga Villarreal, me këta të fundit që marrin pikët e para për këtë edicion të elitës së futbollit spanjoll.
Ishin miqtë ata që diktuan ritmin gjatë gjithë sfidë, megjithatë pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.
Ndërsa në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 62’, Moreno zhbllokoi sfidën dhe njëkohësisht i dhuroi fitoren ekipit të tij.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili e nisi këtë takim nga minuta e parë, pati disa raste për të shënuar, por fati nuk ishte në anën e tij, me “dardanin” që ende nuk e ka provuar “shijen” e golit për këtë edicion të La Liga.
Pas javës së dytë, Mallorca renditet në vend të 14-të me një pikë, teksa Villarreal pozicionohet në vend të tetë me tre pikë, të cilat i mori mbrëmjen e kësaj të premteje./Supersport
Top Channel