Pavarësisht zemërimit të Napolit për ndëshkimin me 2 ndeshje skualifikim të dhënë nga Gjykatësi Sportiv ndaj Massimiliano Allegrit pas ndëshkimit me karton të kuq, trajneri toskan vendosi të mos e apelojë.

Vetë trajneri e konfirmoi këtë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes që Napoli do të luajë ndaj Monzas këtë mesjavë në Serie A italiane.

‘Nuk i dihet asnjëherë, ndoshta mund ta çonin dënimin në 4 ndeshje pezullim-ishin fjalët e Massimiliano Allegrit para medias.

Napoli në fakt, kishte bërë të ditur se do të apelonte vendimin e dënimit të Allegrit, por në fund tekniku livornez zgjodhi të mos e ndërmarrë këtë hap. Kështu që Massimiliano Allegri nuk do të jetë në pankinë në sfidën e së mërkurës si dhe në atë ndaj Juventusit në mbrëmjen e së dielës dhe skuadrën do ta drejtojë asistenti i tij, Landucci.

Top Channel