“Efekti Messi”, ylli shënon golin e nëntë në 6 ndeshje. Inter Miami kalon në finalen e Kupës së Ligës

16/08/2023 10:46

Në vetëm një muaj me Inter Miami, superylli argjentinas Lionel Messi tashmë e ka ngritur skuadrën e tij në nivele të larta.

Me një fitore 4-1 ndaj Philadelphia Union të martën, Miami kaloi në finalen e Kupës së Ligës CONCACAF për ta vendosur klubin në pozicionin për të fituar trofeun e tij të parë në katër sezone garash.

Goli i Messit kundër Philadelphia ishte i nënti në vetëm gjashtë ndeshje që kur iu bashkua Interit, duke shënuar në secilën nga gjashtë ndeshjet e tij deri më tani për t’u vendosur në krye të tabelës së golashënuesve të Kupës së Ligës.

Pas vetëm disa javësh në Inter Miami, Messi është tashmë i treti në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave të klubit dhe është vetëm 20 gola prapa bashkatdhetarit Gonzalo Higuain në krye.

Kupa e Ligave, një turne vjetor midis MLS dhe Liga MX të Meksikës, u zgjerua këtë vit për të përfshirë të gjitha ekipet në çdo ligë.

Top Channel