Andrea Kimi Antonelli shumë shpejt do të shkruajë historinë në Botërorin e Formula 1. Pilotit italian të Mercedes i duhen shumë pak pikë për t’u shpallur kampion bote për pilotë për herë të parë në karrierën e tij në moshën 20 vjeç e 73 ditë.

Por talenti ka marrë një vendim që i habit të gjithë në lidhje me atë se çfarë do të bëjë pasi të fitojë titullin.

‘Duhet të përfundoj punën time, por mendoj se më pas do të vazhdoj të garoj me numrin 12’-tha Antonelli më një intervistë për të përditshmen zvicerane Blick përpara Çmimit të Madh të Meksikës, aty ku pritet që ai të kurorëzohet.

Antonelli është i lidhur pas 12, numrit të idhullit të tij Ayrton Senna, në kohët e Lotus dhe McLaren dhe me të cilin ai ka garuar që kur ishte në kategoritë inferiore. Nuk është hera e parë për Mercedes që një pilot heq dorë nga numei 1 në kofanon e makinës për të mbajtur numrin e tij. Ka ndodhur me Leëis Hamilton që ndonëse fitoi 6 tituj në periudhën 2014-2021 nuk hoqi dorë kurrë nga numri 44.

Kështu, piloti i fundit italian që garon me numrin 1 në Formula 1 do të mbetet Ludovico Scarfiotti në Monza në 1966, kur numrat caktoheshin pa iu referuar klasifikimit të vitit paraardhës. Në fakt, ndodh që nga viti 1974 që numri 1 identifikohet me kampionin e botës në fuqi.

Top Channel