​City-Sevilla, formacionet zyrtare të finales së Superkupës Evropiane

16/08/2023 22:39

Në orën 21:00 stadiumi “Georgios Karaiskakis” në Piraeus të Greqisë do të jetë mikpritës i finales së Super Kupës Evropiane mes Manchester Cityt dhe Sevillas.

Në finalen e Super Kupës Evropiane takohen fituesi i Ligës së Kampionëve, në këtë rast City, dhe fituesi i Ligës së Evropës-Sevilla.

Për Cityn, kjo do të jetë finalja e parë e kësaj gare në histori të klubit, andaj skuadra e Pep Guardiolas do të synojë që debutimin ta shënojë në fund me trofe.

Në anën tjetër, për dallim nga City, Sevilla vjen në këtë finale me një eksperiencë të madhe në garat evropiane, dhe do të kërkojë sot që ta befasojë kampionin anglez.

City e nisi sezonin e ri në Premier Ligë me fitore ndaj Burnleyt 3:0, kurse Sevilla pësoi humbje nga Valencia me rezultat të ngushtë 2:1.

Kampioni aktual i kësaj gare është Real Madridi, i cili mposhti vitin e kaluar Eintracht Frankfurtin 2:0 për ta fituar trofeun e pestë në histori të kësaj gare.

Formacionet zyrtare:

City (4-2-3-1): Ortega; Walker, Akè, Gvardiol, Akanji; Rodri, Kovačić; Grealish, Palmer, Foden; Haaland.

Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Jesús Navas, Badé, Gudelj, Acuña; Jordán, Rakitić; Ocampos, Lamela, Óliver Torres; En-Nesyri.

Top Channel