Bill Cunningham, zëri origjinal i Ken në filmin e animuar “Barbie” të vitit 1961 ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Cunningham themeloi kompaninë që u bë CESD Talent Agency më shumë se 50 vjet më parë.

I quajtur fillimisht “Cunningham & Associate’s” kur filloi për herë të parë në vitet 1970, CESD specializohet në përfaqësimin komercial, me zë, film, televizion, komedi, kërcim etj.

“Ai ishte një njeri i ngrohtë, i shoqërueshëm, me klas, i cili ndikoi pozitivisht te të gjithë ata që përfaqësonte dhe punësonte. Ishte nderi ynë ta njihnim atë dhe të mësonim prej tij”, thuhet në deklaratë.

Para se të nisej për në Hollyëood, Cunningham, i lindur në San Francisko në vitin 1927, shërbeu në Marinën e ShBA në Luftën e Dytë Botërore.

Ai gjithashtu këndoi dhe bëri turne me “Fort Emory Drum” dhe “Bugle Corp”.

Cunningham ndoqi pasionin e tij për të kënduar, gjë që i dha atij koncertin e tij të parë në NBC, “Voices of Ëalter Schumann” dhe “The Tennessee Ernie Ford Show”.

Më pas ai u bë zëri i të dashurit të “Barbie”, Ken dhe u shfaq në albumin e vitit 1961, “Barbie Sings”.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA