Naby Keita është rikthyer në Gjermani. Mesfushori afrikan, i cili është kapiteni i kombëtares së Guineas, i dha fund aventurës 5-vjeçare me Liverpoolin.
The Reds shpenzuan 60 milionë euro për ta marrë nga Leipzigu në verën e vitit 2018, ndërkohë që tani e humbasin me parametra zero.
Keita ka dalë lojtar i lirë dhe ka zgjedhur të rikthehet në Bundesliga. Duke firmosur me Werder Bremen për tri vitet e ardhshme.
Gjatë aventurës në ishull, 28-vjeçari fitoi shtatë trofe, mes tyre titullin kampion dhe Champions League.
“Bisedat me drejtuesit, ambienti dhe stili i futbollit që luan Werderi, më bindën të përqafojë këtë projekt.
Trajneri më dhuroi menjëherë një ndjesi shumë të mirë, ai është i bindur se do ta ndihmoj skuadrën.
Klubi dhe filozofia që ekziston këtu, më përshtaten. Ky është hapi i duhur për mua”, deklaroi Keita pas prezantimit.
Wie Frank #Baumann und Clemens #Fritz heute in die Geschäftsstelle gekommen sind. 😎#Werder | #Keïta pic.twitter.com/9Sa7j0tvc8
— SV Werder Bremen (@werderbremen) June 9, 2023
Top Channel